Sigurime Motorrike

Sigurimi i Mjeteve Motorrike

Sigurimi i makinave ju mbron nga humbjet financiare ne rast aksidenti. Me ane te sigurimit jeta juaj do te behet me pak e komplikuar pasi pergjegjesite ne rast aksidenti do te jene te INSIG-ut.

TPL merr ne mbrojtje demet materiale dhe shendetesore qe ju mund t’u shkaktoni te tjereve ne rat aksidenti. Nepermjet ketij sigurimi ju transferoni rrezikun tek INSIG.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek INSIG sh.a.

INSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”. Kategoria e mjeteve tashmë nuk përzgjidhet nga vetë agjenti, por në momentin e vendosjen së targës së mjetit sistemi gjeneron vetë kategorinë e mjetit, të dhënat teknike të mjetit, si dhe gjeneralitetet e pronësisë. Polica TPL përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit, i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit vetëm në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben dhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania INSIG sh.a

Kushtet dhe Primet e rrezikut

Eshte Certifikate Nderkombetare Sigurimi, e detyrueshme per te gjithe drejtuesit e mjeteve motorike qe qarkullojne jashte kufijve te vendit. Ky sigurim mbulon pergjegjesine ndaj paleve te treta per demet pasurore dhe shendetesore te shkaktuara nga perdoruesi i ketij mjeti jashte territorit te Shqiperise.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treat, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek INSIG sh.a. Ne mbulojmë përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treat, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”. Kategoria e mjeteve përcaktohet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit.

Polica Karton Jeshil përbëhet nga dy kopje: Kopja e parë, e cila i jepet klientit është kopja origjinale e Sigurimit e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e poshtme i jepet palës së dëmtuar në rast aksidenti; ndërsa kopja e dytë është kopja e cila administrohet nga kompania INSIG sh.a dhe mbi të duhet të firmosë klienti.

Kushtet dhe Primet e rrezikut

Sigurimi kufitar, siguron automjetet me targe te huaj, te cilat nuk jane te pajisura me Sigurimin Nderkombetar per Pergjegjesine ndaj Paleve te Treta (Kartoni Jeshil), ose qe i ka mbaruar afati i ketij sigurimi. Keto mjete kur hyjne ne territorin shqiptar duhet te blejne sigurimin e pergjegjesise ndaj paleve te treta per kohen e qendrimit ne Shqiperi.

INSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, “Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit”. Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit. Polica Kufitare përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben edhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania INSIG Sh.a.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike, të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek INSIG sh.a.

Kushtet dhe Primet e rrezikut

Është sigurimi i vetë automjetit tuaj, i cili mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe të ndryshme, përveç dëmtimeve në rast të përfshirjes në një aksident.
MBULIMET E OFRUARA
Sigurimi KASKO ofron 11 mbulime, të cilat janë të grupuara në 3 opsione të sigurimit KASKO, duke ofruar paketa me prime sigurimin konkurruese, si më poshtë:
Mbulimet Bazë:
• Dëmtimet Aksidentale;
• Thyerja e Xhamave;
• Zjarr, Rrufe, Eksplozion;
• Katastrofa Natyrore.
Mbulimet Shtesë:
• Vjedhje e Plotë;
• Dëmtim në Parkim;
• Sigurim Jashtë Vendit.
Mbulimet Ekstra:
• Vjedhje e Pjesëshme;
• Dëmtime nga Akte Keqdashëse;
• Automjet në Dispozicion;
• Transport me Karroatrec.

Kushtet