Shkarko TeamViewer
Mbulimi i përgjegjësisë së dëmit nga pasuria ndihmon për të paguar dëmin e shkaktuar nga një automjet tjetër ose dëme të ndryshme të shkaktuara ndaj pronës. Nëse shkaktoni një aksident të tillë, mbulimi i përgjegjësisë për dëmtimin e pronës do të ndihmojë në mbulimin e dëmeve për të cilat jeni përgjegjës. Nëse jeni të siguruar tek INSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve. Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara te siguruesi përgjegjës (shoqëria e sigurimit) ku është siguruar me policen TPL, mjetit i transportit shkaktar i aksidentit. Dokumentet qe kërkohen :
Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.
Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.
Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose – Libreza / Leja e Qarkullimit, ose – Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose – Certifikata e pronësisë,ose – Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike, – Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar – për objektet e tjera të dëmtuara.
Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.
Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.
Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.
Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.
– Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose – Libreza / Leja e Qarkullimit, ose – Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose – Certifikata e pronësisë, ose – Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike, – Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar – për objektet e tjera të dëmtuara.
Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.
Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.
Certifikata familjare e personit të dëmtuar, në rastin e paaftësisë së përhershme (pjesore ose totale) dhe të përkohshme, duhet të jetë sipas formatit zyrtar, e firmosur dhe vulosur nga organi kompetent.
Për dëmet shëndetësore me pasojë vdekje, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q” si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë: Skeda e vdekjes, Çertifikata e vdekjes, Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtarëve të të ndjerit.
Për dëmet shëndetësorë me paaftësi të përhershme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q” si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë: Raporti i paaftësisë se përhershme për punë, i cili duhet të shprehë në përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar ne tabelën “Shkalla e humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”. Radiologji/skaner/rezonancë manjetike/epikrizë anameze, fleteshtrimi dhe fletëdalje nga spitali dhe çdo dokument tjetër të lëshuar nga organi kompetent që ndihmon në vlerësimin e dëmit.
Për dëmet shëndetësore me paaftësi të përkohshme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q” si më sipër, kërkohen edhe Raporti i paaftësisë së përkohshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent. Shoqëria e sigurimit, është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim dhe të njoftojë për masën e dëmshpërblimit apo për refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim: Për dëme jo pasurore, brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim; Për dëme pasurore, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim.
Formular Demi ne Automjet Formular demi ne udhetim Formular i Aksidentit Formular i Demshperblim Kasko