Plan-Masat Anti Covid

Në zbatim të udhëzimit;“Mbi pritshmëritë ndaj subjekteve nën mbikëqyrje,për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19”, të Bordit AMF të datës 29.07.2020, nr 94 si edhe Plan-masave të shoqërisë, kjo e fundit ka rishikuar Plan biznesin e vitit 2020,i ndikuar nga efektet e COV-19,të rishikuar,si edhe ka kryer vlerësime e rishikuar kushtet e kontratave duke përditësuar procedurat e marrjes në sigurim me qëllim për të pasqyruar çdo ndryshim të ekspozimit të risqeve dhe ekspozimit ndaj efekteve të COVID-19.
Shoqëria kujdeset çdo ditë në mënyrë të vazhdueshme të ruajë aftësinë e saj likuide duke përmbushur detyrimet afatshkurtër të biznesit nëpërmjet politikave të kujdesshme të shitjeve dhe njëkohësisht të arkëtimeve të aktivitetit të shitjeve si edhe planifikimit të kujdesshëm dhe të rishikuar të shpenzimeve të biznesit të cilat në të njëjtën kohë përbëjnë detyrime për pagesë.Me qëllim ruajtjen në nivelet e përcaktuara me ligj të treguesve të biznesit për shkak të pandemisë,prej 21 Prill 2020,shoqëria ka zbatuar urdhërin nr 6 datë 21/Prill 2020 të Këshillit të saj Mbikëqyrës,“Për reduktimin e shpenzimeve administrative të shoqërive të Grupit Eurosig-Insig” i cili ndër të tjera udhëzon mbylljen e zyrave të shitjes jo efiçente,shkurtimin e punonjës shitje që realizojnë më pak të ardhura vjetore krahasuar me objektivin ,ristrukturimin e strukturave qendrore me qëllim reduktimin e shpenzimeve administrative etj.
Shoqëria do të rishikojë marrëveshjet e risigurimit,për të kufizuar ekspozimin ndaj COVID-19,duke marrë në konsideratë një nivel mbajtje agregate,për të gjitha ngjarjet që mund të ndodhin brenda vitit si pasojë e COVID-19,do të rishikojnë kushtet e kontratave të sigurimit,për të reflektuar çdo ndryshim të ekspozimit të risqeve gjatë periudhës së pandemisë.Për produktet qe lidhen me mbulimin nga pandemitë,do të jenë të qarta mbulimet e tyre në raste të ndodhjes së ngjarjeve të siguruara. Shoqëria do të kryejë vlerësim të produkteve të cilat mund të ndikohen nga pandemia duke informuar personat e siguruar dhe përditësojë udhëzimet/procedurat e marrjes në sigurim në vijim të ngjarjes së COVID-19.
Shoqëria garanton se informacioni i cili i komunikohet të siguruarit mbi të drejtat kontraktuale është i qartë ,i mjaftueshëm dhe në kohë ,duke orientuar edhe ndërmjetësit që veprojnë për llogari të lyre lidhur me këtë detyrim.

Është kryer testi analizës serologjike më datë 07 Gusht 2020 për 150 punonjës të Grupit Eurosig dhe Insig, ASNJË nuk rezultoi i infektuar me COVID-19.
• Jemi siguruar që vendet e punës të jenë të pastra dhe të higjenizuara. Sipërfaqet (p.sh. tavolinat e kompjuterave, tavolinat e punës) dhe objektet (p.sh. telefona, tastiera) janë pastruar rregullisht me dezinfektues. Dezinfektim i rregullt të duarve nga punonjësit, kontraktorët dhe klientët. Janë vendosur solucione pastruese dhe sterilizuese të duarve në vendet e dukshme rreth vendit të punës.
• Janë kombinuar veprime me masa të tjera të komunikimit, siç janë: ofrimi i udhëzimeve nga profesionistët e shëndetit dhe të sigurisë në punë, njoftime të ngjashme gjatë takimeve dhe informacion mbi rëndësinë e promovimit për larjen e shpeshtë të duarve.
• Janë marrë masat për higjienë të mirë respiratore (të frymëmarrjes) në vendin e punës.
• Janë afishuar postera që promovojnë higjenën respiratore (të frymëmarrjes) dhe për larjen e duarve.
• Të gjithë punonjësit janë pajisur me maska për fytyrën dhe kartëpeceta higjienizuese, që të jenë të disponueshme në vendet tona të punës, sidomos për ata që janë prekur nga rrufa ose kolla.
• Janë këshilluar punonjësit dhe bashkëpunëtorët që të konsultohen përpara se të kryejnë takime për qëllime biznesi.
• Janë informuar punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët tanë, që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tonë, cilido qoftë me kollë të lehtë ose me temperaturë subfebrile (37.3 C ose më shumë), duhet të qëndrojë në shtëpi. Gjithashtu atyre që u është dashur të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) janë informuar për mjekim të thjeshtë, siç janë: paracetamoli, ibuprofeni, aspirina; të cilat mund të maskojnë (fshehin) simptomat e infeksionit nga COVID-19.
• Të gjitha ambientet e kompanisë janë dezinfektuar sistematikisht çdo dy javë.
• Kompania ka kryer teste serologjike për të gjithë punonjësit, me qëllim që të tregojnë nëse ndonjë nga punonjësit ka krijuar antitrupa, nëse COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij.