Misioni

Ashtu siç dhe ka sloganin, “I madh dhe i sugurt”, INSIG ka si mision të tij sigurinë për konsumatorin, për kleintët e tij. Me gamën e gjerë të produkteve të sigurimit jo-jetë, me përkushtimin dhe korrektësinë, INSIG ofron mbrojtjen më të mirë për konsumatorët, duke bërë kështu që reputacioni dhe emri i tij të jenë në majat e industrisë së sigurimeve. INSIG do të vazhdoj të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Produktet e reja, duke iu përshtatur nevoja të klientit dhe eksperienca e stafit të kualifikuar, bëjnë që INSIG të ketë gjithmonë një ofertë e produkt, të jetë gjithmonë garancia financiare e atyre që na besojnë, me shërbim cilësor dhe të shpejtë.

Kompania INSIG sh.a. e themeluar në vitin 1991, si Institut i Sigurimeve, është një kompania që në qendër të vëmendjes ka klientët, shërbimin ndaj tyre, korrektësinë dhe besimin. Me një staf të kualifikuar, korrekt e të përkushtuar, INSIG ka nje vision të qartë për rëndësinë e sigurimeve në raport me klientëve, ofrimin e shërbimit të produkteve e paketave dhe mbi të gjitha, besimin që iu ofron atyre. Si një ndër kombanitë më të besuara në fushën e sigurimeve, INSIG njeh vetëm rritje në treg, gjë që tregon se, besimi i tyre është në rritje, e po kështu, shërbimi jonë ndaj tyre.