Shoqëria INSIG sh.a., si një ndër kompanitë më të mëdha në tregun shqiptar të sigurimeve, ka monitoruar dhe vijon të monitorojë në kohë reale situatën e krijuar.
Përveç burimeve zyrtare mbi të dhënat për situaten të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, https://shendetesia.gov.al/koronavirusi-i-ri-dhe-masat-ndaj-tij/, shoqëria monitoron tregun edhe në nivel ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të informacionit me partnerët e saj në Evropë e më gjerë.
Informacione të rëndësishme zyrtare mbi virusin Covid-19 mund t’i gjeni:
- Rregullat për t’u mbrojtur nga Covid-19, klikoni ju lutemi në link https://shendetesia.gov.al/perdorimi-i-sakte-i-maskave-kundra-koronavirusit/
- Vaksina ndaj Covid-19, klikoni ju lutemi në link https://shendetesia.gov.al/vaksina-anticovid-pyetje-pergjigje/
Për çdo informacion shtesë, që Ju nuk arrini ta gjeni në faqe zyrtare, ju lutem na shkruani në [email protected] dhe do t’Ju kthejme përgjigje në adresën Tuaj të e-mailit.
Nëse jeni i pasigurt për procedurën, ne do t’ju ndihmojmë duke ju referuar disa hapa, sa më poshtë:
Si të kryeni një tampon në rast se keni simptoma të Covid-19?
- Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr.30 datë 16.03.2020 “Për Triazhimin e Pacienteve nga mjeku i familjes”, nr. 30 datë 16.03.2020 parashikohet se është mjeku i familjes ai që referon kryerjen e testit të tamponit.
Sipas këtij dokumenti kryerja e tamponit referohet nëse pacienti ka shenja klinike, mbi të cilat mjeku i familjes gjykon se ai/ajo mund të jetë i infektuar me Covid-19 dhe vendos në rekomandim.
- Simpomat e shfaqura prej pacientit
- Diagnoza (suspect Covid-19)
Mjeku i familjes Ju asiston dhe referon rastin Tuaj te organet kompetente.
- Përmes platformës e-albania, duke u kyçur si përdorues, Ju ofrohet mundësia e gjetjes së numrit te mjekut tuaj të familjes, me të cilin mund të kontaktoni në rrugë telefonike.
Në faqen kryesore të e-albania, për të marrë informacion për mjekun e familjes, shkoni tek:
Hapi 1 : Shëndetësia dhe mbrojtja sociale
Hapi 2: Karta e shëndetit
Hapi 3: Përdor
dhe menjëherë del emri i mjekut dhe nr. i kontaktit të tij.
Për Ju të nderuar klientë të sigurimit të shëndetit vullnetar
- Insig ka vendosur në dispozicion të klientëve të saj numrat e kontaktit në kartat e klientëve për konsulta rreth COVID-19 me mjekët e kompanisë, 24/7.
- Sipas termave të rishikuara të kontratave të sigurimit, me qëllimin e mirë të lehtësimit të kësaj situate të vështirë, shoqëria e sigurimit mund të mbulojë edhe shpenzimet për diagnostifikimin e Covid-19.
Duke ofruar mbulim për kryerjen e Tamponit, testit serologjik ne kontribuojmë në rritjen e sigurisë në punë dhe parandalimin e përhapjes se pandemisë.
- Trajtimi Post-Covid është parashikuar në kontratat tona të sigurimit pas përhapjes së pandemisë dhe përfshijnë diagnostifikimin dhe trajtimin mjekësor përkatës.
Për Ju udhëtarë, edhe në kohë pandemie!
Ju urojmë udhëtim të sigurtë dhe mbërritje sa me të shpejtë në destinacion!
Ju lutemi mbani parasysh disa detaje, sa më poshtë:
Policat standard të sigurimit të shëndetit në udhëtim, përfshirë edhe ato të Sigurimit të Studentit, nuk ofrojnë mbulimin për mbulim të shpenzimeve mjekësore për raste pandemie.
- Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit Tuaj, respektoni maksimalisht masat e sigurisë në vendin e nisjes dhe të destinacionit.
- Nëse nuk është urgjente, shmangni udhëtimet për moshën e tretë, në këtë mënyrë nuk i ekspozojmë ata ndaj riskut.
- Merrni informacion në internet mbi situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin e destinacionit, ju ndihmon të përgatiteni.
Insig mund t’Ju asistojë me informacion orientues, nëse na shkruani në adresën zyrtare [email protected]